9 libra mbi financat personale nga gratë që thyejnë tabutë
Vjen si postimi i parë, dy ditë para festës së gruas, por me fokus te ato dhe vlera e tyre.
Jam e bindur se të gjithëve na ka ndodhur që, kur i jemi futur rrugëtimit për edukim financiar, na kanë sugjeruar disa libra, kryesisht të shkruar nga meshkuj.
Këto libra, të mbushur me plot entuziazëm dhe premtime se do të arrini suksesin financiar nëse ndiqni udhëzimet e tyre, shpesh nuk marrin parasysh se si funksionon logjika femërore në menaxhimin e financave.
Mos më keqkuptoni, një nga librat e mi të preferuar mbi financat është "The Richest Man in Babylon" i George S. Clason. Megjithatë, shumica e librave të famshëm si "Rich Dad, Poor Dad" nuk e konsiderojnë perspektivën femërore dhe faktin që gratë kanë menaxhuar ekonomi familjare gjatë gjithë jetës së tyre.
Sot, falë diversitetit në botë, librat mbi financat kanë filluar të reflektojnë identitete të ndryshme dhe të ofrojnë qasje më të personalizuara mbi ndërtimin e pasurisë dhe lirisë financiare.
Duke qenë se ky është edhe buletini im i parë për këtë vit, pas një pushimi relativisht të gjatë, po ju sjell 9 libra që marrin vulën time të miratimit.
1. "The Production of Money: How to Break the Power of Bankers" nga Ann Pettifor
Një ekonomiste dhe autore e njohur për librin "The Production of Money: How to Break the Power of Bankers", ku flet për sistemin monetar global dhe financat. Jep nje perspektive inteligjente dhe ia vlen te lexohet nga fillimi ne fund.
2. "Get Good with Money -Ten Simple Steps to Becoming Financially Whole" nga Tiffany Aliche
Tiffany është një ikonë e vërtetë kur flasim për financat personale. Me një qasje praktike dhe të zbatueshme, ky libër i ndihmon të gjithë të mësojnë më shumë rreth menaxhimit të parasë, sidomos femrat.
3. "The Value of Everything" nga Mariana Mazzucato
Mariana shkruan për ekonominë dhe financat në libra si "The Entrepreneurial State" dhe “The Value of Everything, ku analizon rolin e qeverisë në ekonomi dhe shpërndarjen e pasurisë. Më ka lënë mbresa të mira sepse flet në një mentalitet tepër të ngjashëm me ne (fundja Italiane është).
4. Esther Duflo bashkautore e “Poor Economics”
Fituesja e çmimit Nobel në Ekonomi, bashkautore e "Poor Economics", ku diskuton për financat dhe zhvillimin ekonomik në vendet e varfra. Nuk ke ç’të shtosh këtu për Esther, si fituese e çmimit Nobel ne një nga fushat më të rëndësishme të jetës së njeriut siç është ekonomia, ngelet veç t’i shprehësh admirim.
5. "Keeping Finance Personal" nga Ellyce Fulmore
Ellyce është një kampione e financave personale të bazuara në identitet. Ajo tregon se si njerëzit duhet t'u qasen parave ndryshe, në varësi të jetës së tyre dhe faktorëve si neurodivergjenca apo ADHD. Ky libër zë një vend të veçantë për mua, sepse tek shumë pjesë tek ky libër identifikova veten.
6. "Your Journey to Financial Freedom" nga Jamila Souffrant
Jamila fokusohet te liria financiare dhe ndan perspektivën e saj si grua, nënë dhe emigrante xhamajkane e gjeneratës së parë. Shumë emigrantë mund ta gjejnë veten tek ajo, sepse ajo trajton temën e financave në një mënyrë tepër emotive dhe realiste.
7. "How to Afford Everything" nga Dr. Darla Bishop
Dr. Peshkopi ndan përvojën e saj financiare, nga financimi i studimeve pasuniversitare deri te mbështetja financiare e familjes së saj. Historia e saj më kujton disa pjesë të jetës sime dhe vështirësitë që hasim për të ecur pára.
8. "We Should All Be Millionaires" nga Rachel Rodgers
Një udhëzues për gratë që duan të fitojnë më shumë, të ndërtojnë pasuri dhe të arrijnë pavarësi ekonomike. Rachel është ekspertja e duhur për t'ju ndihmuar të zgjeroni perspektivën mbi bollëkun si femër.
9. "Tipped: The Life-Changing Guide to Financial Freedom for Waitresses, Bartenders, Strippers, and All Other Service Industry Professionals" nga Barbara Sloan
Barbara u drejtohet atyre që punojnë jashtë orarit klasik 9-5, duke adresuar sfida si të ardhurat e paqëndrueshme dhe kursimet për pension. Mendoj t’ia dhuroj këtë libër vëllait tim, që punon si kamarier në kroçiera dhe gjatë sezoneve turistike, pasi menaxhimi i bakshisheve është jetësor për të.
Cilën prej këtyre librave keni lexuar ose do të lexonit? Ndani me mua mendimet tuaja, jeni të mirëpritur. :))))
P.S Me sugjerim te
po shtoj edhe “Broken Money” nga Lyn AldenShkruar nga Flogerta Lesi
Themeluese e Juno Moneta